Në Klinikën e Pulmologjisë rriten rastet me sëmundjen e mushkërive

Periskopi.com Lajme

Rastet e sëmundjes së tuberkulozit gjatë viti 2022 janë rritur dukshëm. Në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK në 5 muajt e parë të këtij viti 73 persona janë diagnostifikuar me kete sëmundje te mushkerive. Aktualisht në këtë klinikë po trajtohen 16 pacientë.

Drejtori i Klinikës së Pulmologjisë, Musa Hoxha thotë se pandemia COVID-19 ka ndikuar që rastet e reja me tuberkulozë të mos evidentohen me kohë.

Pulmologu Hoxha e konsideron shqetësues faktin se moshat e reja po preken nga kjo sëmundje.

Madje në këtë klinkë problemi tjetër është edhe me terapitë e pacientëve.

Ndryshe, në Klinikën e Pulmologjisë, vazhdojnë  të kërkojnë ndihmë pacientët e infektuar me Covid dhe ata që kanë kaluar këtë infeksion