Në mesnatë ndalet blloku A3, KEK-u siguron rrymë nga Shqipëria

Në mesnatë ndalet blloku A3, KEK-u siguron rrymë nga Shqipëria

Telashet me blloqet e Termocentraleve në Korporatën Energjetike të Kosovës -KEK, nuk po ndalen. Sa kthehet në punë një bllok, pëson prishje një tjetër. Paralajmërimet janë për një dimër të vështirë, shkruan Periskopi.

Pas stabilizimit të përkohshëm me furnizim të energjisë, pas mesnatës së sotme, saktësisht në orën 24:00, do të nxirret nga funksioni edhe blloku A3 i Termocentralit “Kosova A”.

Ndalja e punës së bllokut A3, siç ka mësuar Periskopi, po bëhet për shkak të një rrjedhje.

Burime nga KEK-u kanë bërë të ditur se ndalja, ndonëse e detyruar është e planifikuar, pasi kanë thënë se është siguruar sasi e energjisë elektrike nga Shqipëria.

Ky Bllok ka një fuçi prodhuese afro 200MWh energji elektrike, dhe pas kthimit në punë ditë më parë të bllokut B1, prodhimi patë kaluar kërkesën e konsumit. Kësisoj, kërkesa për rrymë do të jetë më e vogël se e para disa ditëve.

Nga ana tjetër, mësohet se Hidrocentralet e Shqipërisë po prodhojnë më kapacitete të plota, pas reshjeve të fundit të shiut. /Periskopi/

Shpërndaje në: