Në Serbi vazhdojnë protestat kundër Vuçiqit

Në Serbi vazhdojnë protestat kundër Vuçiqit

Protesta ishte e gjashta me radhë kundër fitores së Vuçiç në zgjedhjet e 2 prillit, për të cilat opozita thotë se ishte përshkruar me shumë parregullësi, përfshirë heshtjen e mediave, frikësim të votuesve dhe ryshfet.

Demonstruesit në Beograd u janë bashkuar qindra policëve dhe ushtarëve, të cilët mbanin protestë të ndarë për shkak të rrogave të ulëta dhe standardit të ulët të jetesës.

Protestuesit konsiderojnë se Aleksandar Vuçiç është një lider autokrat, ndërsa Partia Progresiste Serbe është e korruptuar.

Shpërndaje në: