Nënkryetari i ri i Veselit: PDK fuqishëm do të rikthehet aty ku e ka vendin

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i sapo emëruar i PDK-së, Agim Aliu, ka falënderuar kryetarin Kadri Veseli dhe gjitha strukturat për besimin e dhënë për emërimin e tij në pozitën e nënkryetarit të PDK-së.

Kryetari i Ferizajt ka thënë nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook se PDK fuqishëm do të rikthehet aty ku e ka vendin – në krye të qeverisjes me vendin.

Shkrimi i plotë i Agim Aliut:

Familja e madhe politike, rrugëtimin e së cilës e bëri bashkë me Kosovën, Partia Demokratike e Kosovës, dëshmoi për të satën herë, vlerat demokratike dhe vullnetin për ndryshim. Dje, mu besua një rol tejet me peshë, sfidues pashmangshmërisht por edhe kuptimplotë për të jetësuar vullnetin e mijëra qytetarëve, ai i Nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Falënderoj Kryetarin Veseli, Kryesinë dhe strukturat tjera të partisë për besimin e kurdohershëm dhe mijëra përkrahës që ndër vite ndërtuam bashkë vizionin e mirëqeverisjes. PDK fuqishëm do të rikthehet aty ku e ka vendin – në krye të qeverisjes me vendin. Ferizaj bashkë me Regjionin, ka zërin e forcën politike për të sendërtuar më të mirën për të gjithë qytetarët! Na priftë e mbara!

Shpërndaje në: