Nënkryetarja e Prishtinës: Sunny Hill duhet të mbahet në Prishtinë

Nënkryetarja e Prishtinës: Sunny Hill duhet të mbahet në Prishtinë

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka thënë se Festivali Sunny Hill duhet të mbahet në Prishtinë.

Reagimi i saj ka ardhur si shkak i zvarritjes së procedurave nga ana e Qeverisë për ta bërë të mundur mbajtjen e festivalit. Organizatorët i kanë njoftuar krerët e shtetit dhe ministrat se nuk do ta mbajnë festivalin në Prishtinë.

Ndërkohë nënkryetarja e komunës së Prishtinë, komunë e cila i ka ndarë tokën prej 17 hektarëve për 99 vite, insiston se lokacioni i festivalit nuk duhet të lëvizet.

“Sunny Hill Festival duhet të mbahet në Prishtinë. Shtëpia e Duas është Prishtina. Prishtina e ka hapë zemrën për Duan. Çfarëdo aventure tjetër politike është e papranueshme. #SunnyHillNëPrishtinë”, shkroi ajo në Facebook.

Sapo Ndodhi:

Shpërndaje në: