Nëntë fakte interesante që nuk i keni ditur për Applen

Periskopi.com Tech & Auto

Apple është një prej markave më me vlerë në botë e një histori të gjatë faktesh të pabesueshme, disa prej të cilave shumë pak i dinë, shkruan PC World.

Apple ka më shumë para kesh (cash) se qeveria amerikane

Nuk është aspak sekret fakti se Apple është një prej korporatave më të mëdha në botë të teknologjisë. Por çudia në këtë mes është se Apple ka më shumë para kesh sesa qeveria më e fortë e botës, ajo e SHBA-së.

Sipas Forbes, në të kaluarën kishte periudha që Apple posedonte dyfishin e parave kesh të qeverisë amerikane.

 Kompjuteri i parë i Apple u shit për 666.66 dollarë

Kur Apple i parë debutoi më 1976 kishte çmimin 666.66 dollarë. Ndërsa ky çmim aktivizoi menjëherë stuhinë e teorive konspirative, e vërteta është shumë më e thjeshtë. Bashkëthemeluesi i Apple, Steve Wozniak, e ka përsëritur disa herë se çmimi nuk ka lidhje me të keqen, por thjesht ai pëlqen shifrat që përsëriten.

Logoja e parë e Apple kishte Isak Njutonin

Logoja e Apple është një prej brendeve më të njohura në botë. Por nuk filloi e gjitha kështu. Logoja origjinale e Apple u dizajnua nga bashkëthemeluesi Ronald Wayne dhe kishte Isak Njutonin që qëndronte nën hijen e një peme molle së bashku me një thënie të poetit anglez William Wordsworth, “Njuton… një mendje e cila noton vetëm mbi detin e huaj të mendimit”.

Apple lansoi një linjë veshjesh më 1986

Kur njerëzit mendojnë për prodhimet më të mëdha të Apple, iPhone dhe iPad kujtohen menjëherë. Por shumica e njerëzve nuk e dinë se Apple më 1986 për pak kohë hyri në botën e modës duke prezantuar linjën e veshjeve “The Apple Collection”.

Linja përmbante veshje të brenduara, aksesorë dhe sende të jetës së përditshme shoqëruar nga ngjyra të forta.

Në reklamat e Apple ora është gjithnjë 9:41

Ata që i kushtojnë vëmendje të lartë reklamave të Apples mund të kenë vënë re se ora në pajiset Apple është 9:41. Ky nuk është detaj i parëndësishëm.

Në reklamat e hershme të Apple ora ishte 9:42, pikërisht momenti kur Steve Jobs prezantoi iPhonen më 2007. Kur iPad i parë debutoi më 2010-n ora ndryshoi në 9:41.

Por pse 9:41? Sipas zëvendëspresidentit të iOS, Scott Forstall, shumica e produkteve të reja të Apples prezantohen në 40 minutat e para të konferencave.

Samsung prodhon ekranet retina të iPad

Ekrani retina i Apples që e ka bërë iPadin një zgjedhje aq popullore është prodhuar nga askush tjetër vetëm se rivali kryesor i Apple, Samsung.

Vetëm katër vende të botës kanë GDP më të lartë sesa vlera e tregut e Apples

Më 2022, Apple u bë kompania e parë që arriti vlerën 3 trilionë dollarë pasi më herët kishte thyer rekordet 1 dhe 2 trilionë dollarë. Vetëm SHBA-ja, Kina, Japonia dhe Gjermania kanë GDP më të lartë.

Nëse Apple do të ishte një vend, do të kishte qenë më e pasur sesa pjesa dërrmuese e vendeve të botës përfshirë vende të pasura si Britania dhe Franca apo me popullsi të madhe si India.

iPod për pak nuk ekzistoi fare

Një prej produkteve më popullore të Apple që revolucionarizoi mënyrën sesi njerëzit dëgjojnë muzikë në pajisjet personale, siç është iPod, mund të mos kishte ekzistuar fare.

Shpikësi i iPod, Tony Fadell, kishte idenë e rikrijimit të një pajisje muzikore portative. Idenë e dërgoi te RealNetworks dhe Philips, por që u refuzua. Por Apple shikoi potencial në idenë e tij duke e punësuar atë më 2001 dhe i dha një ekip prej 30 vetash për dizajnimin e iPod.

Një MacBook Pro mund ta ndalojë një plumb

Përveçse është një laptop i arrirë në shumë drejtime, MacBook Pro gjithashtu mund të përdoret si antiplumb.