‘Nëse arrijnë marrëveshje, Hoti të quhet ‘Aleksandër’ e Vuçiqi ‘Avdullah’

‘Nëse arrijnë marrëveshje, Hoti të quhet ‘Aleksandër’ e Vuçiqi ‘Avdullah’

Politikanja serbe, Rada Trajkoviq ka dalë me një propozim interesant duke ironizuar me një postim të kryeministrit Avdullah Hoti ku mirëpret propozimin e emisarit amerikan, Richard Grenell për emërimin e liqenit të Ujmanit në ‘’Trump’’, transmeton Periskopi.

Trajkoviq thotë se nëse do të arrihej marrëveshja, ky rast do të mund të shënohej me ndërrim emrash mes Hotit dhe Vuçiqit.

‘’Nëse Vuçiç dhe Hoti arrijnë një marrëveshje historike për normalizimin e marrëdhënieve, unë rekomandoj që për të shënuar atë rast të rëndësishëm, Vuçiq të quhet “Avdullah” dhe Hoti të quhet “Aleksandar”., ka shkruar ajo në Tëitter.

Pas marrëveshjes së 4 shtatorit në Washington, liqeni i Ujmanit pritet të emërohet ‘’liqeni Trump’’.PERISKOPI/

Shpërndaje në: