Nëse e vini re këtë pas marrëdhënieve intime, duhet të shkoni menjëherë te mjeku

Nëse e vini re këtë pas marrëdhënieve intime, duhet të shkoni menjëherë te mjeku

Një nga efektet anësore të rralla të seksit, janë të përzierat. Sipas Dr Leila Frodsham, konsulente obstetër dhe gjinekologe, megjithëse është jashtëzakonisht e rrallë, shumë njerëz mund të përjetojnë të përziera pasi kryejnë marrëdhënie intime.

Nëse e keni përjetuar këtë, atëherë mund të jetë për shkak të endometriozës ose ndoshta për shkak të stimulimit të qafës së mitrës, e cila është shumë e ndjeshme. Natyrisht, shumë gra do ta lidhnin ndjenjën e tillë me shtatzëninë por ky nuk është rasti.

Një arsye është qafa e mitrës, e cila stimulohet në atë masë gjatë seksit, saqë krijohet një vazokonstriksion, i cili çon në rënie të presionit të gjakut. Dr. Lauren Streicher shpjegoi se qafa e mitrës ndryshon gjatë menstruacioneve, duke ju bërë më të prirur për të ndjerë të përziera pas seksit.

Arsyeja tjetër është shumë e rrallë dhe mund të jetë një simptomë e një gjendjeje psikologjike të njohur si çrregullimi i neverisë seksuale, i cili mund të rrjedhë nga përvojat e mëparshme negative seksuale ose ‘mendimet e pakëndshme’ që mund t’i lidhni me seksin.

Shpërndaje në: