Nesër mbahet Kuvendi i Rregullt i Punës i FFK-së
Federata e Futbollit e Kosovës nesër më 28 mars, do ta mbajë Kuvendin e Rregullt të Punës.
Kuvendi do të mbahet në hotel “Emerald” me fillim në orën 17:00, ku do të bëhet prezantimi i punës në periudhën 2018/2019.
Kujtojmë se kohëve të fundit janë rritur presionet te kryetari i FFK-së, Agim Ademi, i cili është sulmuar jashtëzakonisht shumë nga djali i Fadil Vokrrit, Gramozi.
Për këtë mund të diskutohet edhe nesër në Kuvendin e Punës. /Periskopi/



