Nesër tentativa e 42-të për konstituimin e Kuvendit
Nesër është përpjeka e 42-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Në seancën e 3 korrikut për formimin e Komisionit për votim të fshehtë për kryetar të Kuvendit kishin votuar 54 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Gjatë seancës së kaluar deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kishin kërkuar nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, të respektojë Kushtetutën e dhe rendin e ditës, raporton Periskopi.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arbnora Saliu, gjatë fjalës në Kuvendin e Kosovës i kishte bërë thirrje Deharit të respketoj Kushtetutën e Kosovës.
”Mos e shkelni kushtetutën, kthehuni te rendi i ditës Ju më herët thatë që është e rëndësishme Kushtetuta, pse po e shkelni”, kishte thënë ajo.
Kurse, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alban Zogaj, kishte kërkuar nga kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Deharit, të respektoj rendin e ditës, raporton Periskopi.
“Zotëri kryesues kërkojmë të ktheni në rendin e ditës”, kishte thënë Zogaj.
Ndërsa, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, kishte ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje duke propozuar deputetin, Albin Kurtin, për anëtarë të komisionin zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, komision i cili mundëson zgjedhjen përmes votimit të fshehtë.
“Ne nuk e ndryshojmë qëndrimin e propozojmë deputetin Albin Kurtin dhe kthehu në rendin e ditës”, kishte thënë ajo.
Nga ana tjetër, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kishte njoftuar se vazhdimi i seancës do të vazhdojmë më 5 korrik në orën 11:00.
Deputetët e PDK’së , LDK’së dhe AAK-së kanë vazhduar të qëndrojnë në sallën e Kuvendit, edhe pasi Kryesuesi Avni Dehari i ndërpreu punimet./Periskopi/



