Nexhmedin Spahiu lavdëron Ramiz Lladrovcin: Ai na edukoi e na mësoi se forca e fuqia dallojnë

Nexhmedin Spahiu lavdëron Ramiz Lladrovcin: Ai na edukoi e na mësoi se forca e fuqia dallojnë

Publicisti Nexhmedin Spahiu në një postim të bërë në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka vazhduar të promovojë idenë e kombit kosovar, duke sulmuar pjesën më të madhe të shoqërisë se nuk e di kuptimin e saj.

Spahiu e ka lidhur këtë me fjalinë që u bë virale nga kreu i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci “Forca bën fuqinë”, e të cilën e kishin përqeshur shumë njerëz pa e kuptuar që forca dhe fuqia dallojnë me njëra tjetrën, shkruan Periskopi.

“Ra Ramiz Lladrovci e kuptuam që 99% e shqiptarëve nuk e kuptojnë atë që krejt bota tjetër e di: se Forca bënë Fuqinë, dmth që tjetër është Forca (matet me Newton) e tjetër Fuqia (matet me Wat). Krejt Kosova qeshnin me Ramizin e nuk e dinin se budallë ishin ata e jo Ramizi.” – shkruan Nexhmedin Spahiu.

Ai më tej shton se ka 30 vjet që përpiqet t’i mësojë shqiptarët se çka është kombi, por se ata nuk e kuptojnë atë.

Ky është statusi i plotë i z.Spahiu në Facebook:

Ra Ramiz Lladrovci e kuptuam që 99% e shqiptarëve nuk e kuptojnë atë që krejt bota tjetër e di: se Forca bënë Fuqinë, dmth që tjetër është Forca (matet me Newton) e tjetër Fuqia (matet me Wat). Krejt Kosova qeshnin me Ramizin e nuk e dinin se budallë ishin ata e jo Ramizi. Unë që 30 vite po përpiqem me ju tregu shqiptarëve se çfarë është kombi, atë që gjithë bota e civilizuar e di, po kot se shqiptarët kur nuk e kanë kuptuar Naimin, Samiun, Gjergj Fishtën, Branko Merxhanin, Vangjel Koçën, Nebil Çikën, Mehdi Frashërin, Xhafer Devaetj, nuk më kuptojnë as mua. Ishalla ia çon Zoti mendjen e hajrit Ramiz Lladrovci t e ia shpjegon këtij populli.

Shpërndaje në: