Nexhmedin Spahiu tregon pse Edi Rama e quan Ramush Haradinajn gënjeshtar

Nexhmedin Spahiu tregon pse Edi Rama e quan Ramush Haradinajn gënjeshtar

Publicisti nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, ka bërë një status interesant në profilin e tij në Facebook ku shkruan për disa prej lojtarëve tanë politikë.

Ai nënkupton se Edi Rama e quan Ramush Haradinajn gënjeshtar për shkak të premtimit të pambajtur të këtij të fundit se do t’ia lëshonte postin atij.

Në fakt, nuk ka ndonjë të dhënë publike se z.Rama ka shprehur ndonjëherë interes për t’u bërë kryeministër i Republikës së Kosovës, apo se një premtim i tillë ka ndodhur, shkruan Periskopi. Megjithatë, Haradinaj ishte pyetur në një emision humoristik në Shqipëri nëse do t’i lëshonte postin Ramës po të ndodhte Bashkimi me Shqipërinë.

Sidoqoftë, Spahiu vazhdon më tej në lidhje me këtë çështje duke shtuar se Albin Kurti po e kërkon pozitë ne kryeministrit të Republikës së Shqipëri.

Në këtë pikë, sidoqoftë, z.Spahiu mbështetet më shumë në fakte për shkak se mund t’i referohet çeljes së degës së Vetëvendosjes në Shqipëri, e cila duket se do të bëhet pjesë e garës zgjedhore në vendin tonë fqinj.

Më poshtë e keni statusin e plotë dhe të paredaktuar të Spahiut:

Natyrisht që Edi Rama e quan Ramushin gënjeshtar. I premtoi se do t’ia lëshonte postin atij e në anën tjetër ia lëshoi Albin Kurtit. Veç edhe Albin Kurti nuk po do me e marrë karriken e Ramushit pa ia marrë karrikën edhe Edi Ramës.

Shpërndaje në: