‘Nga hero shumë shpejt në zero’, Albulena Haxhiu pëlqen postimin ku sulmohet Alban Hyseni

‘Nga hero shumë shpejt në zero’, Albulena Haxhiu pëlqen postimin ku sulmohet Alban Hyseni

‘’Tash ndryshimin mund ta bëjmë  edhe me PDK’në’’.

Ka mjaftuar kjo deklaratë publike nga kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni që  zyrtarë të Vetëvendosjes të shprehin irritim por edhe reagime të ashpra karshi bashkëpartiakut të tyre.

Fillimisht është Edison Jakurti, sekretar i Forumit për Ngritje Ideo-Politike në Vetëvendosje, që dikur ushtronte edhe detyrën e zv.ministrit të Ekonomisë në Qeverinë Kurti 1, që reagoi pas deklaratës së Hysenit se ‘ndryshimi mund të bëhet edhe me PDK’në’’.

Mirëpo s’kanë kaluar pak minuta, kur në postimin e Jakurtit që për Hysenin shkruante ‘’ nga hero, shumë shpejt në zero’’, e pëlqeu ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Natyrisht një deklaratë kontraverse prej atyre që jemi mësuar të dëgjojmë nga njerëzit e VV’së. Por ja që një mendim të tillë e ka Hyseni që vije nga radhët e kësaj partie, një ditë pas arritjes së marrëveshjes për qeverisje lokale me PDK’në në Gjilan./PERISKOPI/

 

 

Shpërndaje në: