Nga sot rikthehen reduktimet e rrymës në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Që nga sot në Kosovë do të rikthehen reduktimet e energjisë elektrike.

Siç ka njoftuar KEDS të dielën, do të ketë 6 orë rrymë e më pas 2 orë reduktime.

Këto ndërprerje fillojnë prej orës 8, me kërkesë të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), drejtuar KEDS-it – shkak i mungesave të energjisë elektrike si pasojë e krizës globale të energjisë.

“KEDS njofton që ka pranuar urdhëresë nga Qendra Nacionale Dispecerike e Kosovës, pjesë e KOSTT, që të fillojë me kufizimet e energjisë elektrike nga ora 8:00 e të hënës. Këto kufizime, në bazë të planit të dërguar do të jenë deri në 2 orë për të gjithë konsumatorët. Pra, konsumatorët gjatë ditës së hënë do të kenë nga 6 orë energji elektrike dhe 2 orë kufizime”, thuhet në njoftim.