Ngjarjet e ditës, çfarë është planifikuar të ndodh sot në Kosovë

Ngjarjet e ditës, çfarë është planifikuar të ndodh sot në Kosovë

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist mban aksion simbolik pranë Këshillit Prokurorial. (Ora 7:50)

Mbahet dita e dytë e kursit me temën Kirurgjia Minimale Invazive dhe Urologjisë së Fëmijëve, bashkorganizim i European Pediatric Surgeons’ Association (EUPSA), Shoqatës së Kirurgëve Pediatrikë të Kosovës dhe Odës së Mjekëve të Kosovës. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 9:00).

Lexo Edhe:
Prokurori i rastit Salih Mustafa – deklaratat përmbyllëse. (Hagë, ora 09:30-17:30)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut mban diskutimin final mbi Draftligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore. Të ftuar: Nita Shala – zëvendësministre e Drejtësisë dhe Hilmi Jashari – ekspert, i autorizuar për këtë projektligj nga Komisioni, mbështetur nga UN WOMEN. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Mbahet ceremonia e shpërndarjes së karrocave për personat me aftësi të kufizuara në HANDIKOS, donacion i Kishës së Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme nga SHBA – LDS. (HANDIKOS, Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara, Veternik, rruga “Nekibe Kelmendi”, Prishtinë, ora 10:00)

Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni takohet me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. (Zyra e kryetarit, objekti i ish-Gjykatës, ora 10:00)

Mbahet seanca përfundimtare gjyqësore në rastin e padisë së qytetarit me aftësi të kufizuar, Faruk Kukaj ndaj komunës së Prishtinës, për diskriminim në qasje. (Gjykata Themelore e Prishtinës, salla -319, ora 11:00)

PSD do të mbajë konferencë për media, ku do të flasë kryetari Dardan Molliqaj, në lidhje me vizitën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova. (PSD, ora 13:00)

Mbahet ceremonia e pranimit të pajisjeve mjekësore si donacion nga Qeveria e Japonisë. Merr pjesë ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi. (Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” Mitrovicë, ora 14:30)

Shpërndaje në: