Nipi i Enver Hoxhës dënohet me 10 vite burg
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë dënimet për të arrestuarit e operacionit të koduar “Xibraka”, ku në periferi të Tiranës u zbulua një laborator i prodhimit të kokainës.
Për të dënuarit është dhënë nga gjykata një dënim dy deri në tre vite më i ulët nga ai që kërkoi Prokuroria.
Pas ngjarjes së rëndë, Bashkia e Divjakës vendos rojen bregdetare për pushuesit Izolohen dy vatra të reja zjarri në Dibër e Vlorë
Ermal Hoxha, nipi i diktatorit Enver Hoxha, është dënuar me 10 vite heqje lirie. Prokuroria kishte kërkuar për të 13 vite burg.
Për të arrestuarit e tjerë u dhanë këto dënime:
Genci Xhixha – 13 vite burg
Sajmir Batku – 13 vite burg
Ilir Hyseni- 12 vite burg
Cesar Avilla – 12 vite burg
Valter Moreno – 12 vite burg
Klement Dalipi – 11 vite burg
Gentjan Gjonaj – 11 vite burg
Arjan Dalipi – 10 vite burg
Gjykata kërkoi ndër të tjera sekuestrimin e një shumë prej 400 mijë euro të të dënuarve. Ndërkohë, avokatët e të dënuarve janë shprehur të pakënaqur me vendimin e trupit gjykues dhe kanë paralajmëruar apelimin



