Nipi i komunistit jugosllav, Fadil Hoxhës, shpreson që Vjosa Osmani ta zëvendesojë Thaçin

Nipi i komunistit jugosllav, Fadil Hoxhës, shpreson që Vjosa Osmani ta zëvendesojë Thaçin

Që prej kur është publikuar lajmi për propozim-aktakuzën ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, si ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë nisur reagime të shumta. Mes tyre, ka edhe ato që kanë tone gëzimi – një gjë që po kritikohet nga aktivistë të shoqërisë.

Një nga personat që është shfaqur i ekzaltuar në rrjetin social Facebook, është edhe Besnik Pula, nipi i komunistit jugosllav Fadil Hoxhës dhe familjar i publicistit të njohur, Veton Surroi.

Në reagimin e tij, zoti Pula parasheh situatën kur ‘Vjosa Osmani do të jetë ushtruese e detyrës së Presidentit’ dhe sipas tij, kjo është ‘siklet, siklet’.

Fadil Hoxha ka sunduar Kosovën për 40 vjet me radhë. Ai ka marrë pjesë në vrasjen e atdhetarit Shaban Polluzha në Drenicë, ku u vranë mbi 170 shqiptarë, në atë që njihet si masakra e Drenicës dhe e kryer nga forcat e Hoxhës.

Fadil Hoxha, njihet edhe si bashkëfajtor për masakrën e Tivarit, ku u masakruan afro 4,000 shqiptarë.

Shpërndaje në: