Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së
Tashmë ka filluar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kjo mbledhje vjen pas përfundimit të takimeve të grupeve punuese mes LDK-së dhe LVV-së për harmonizim të programeve për Qeverisje.
Periskopi gjatë ditës së sotme ka raportuar se gjatë këtij takimi pritet të diskutohet për ecurinë e bisedimeve midis dy partive fituese për formimin e një koalicioni qeverisës.
Një zyrtar i LDK-së kishte thënë për Periskopin se pritet të diskutohet rreth marrëveshjes së mundshme për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
‘’Sot do të mbahet mbledhje e rregulltë e kryesisë. Ndër tjera do të diskutohet edhe për themelimin e qeverisë me VV-në’’.
Pas mbledhjes së kryesisë, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, do të mbajë një konferencë për media.



