Nisin përgatitjet teknike për regjistrimin e deputetëve në Kuvend? (Foto)
Në hollin e Kuvendit të Kosovës sot janë parë të vendosura disa tavolina me karrige.
Si duket tashmë kanë nisur përgatitjet për regjistrimin e deputetëve të legjislaturës së re.
Ata pritet që të pajisen me kartelën e deputetit, shkruan Periskopi.
Për ditë me radhë është raportuar se mbledhja e Kryesisë do të mblidhet këtë javë për të caktuar seancën konstituive, por siç duket një gjë e tillë dështoi.
Është presidenti Hashim Thaçi që e ka lënë peng këtë proces, pasi pritet që ai së pari ta thërrasë seancën konstituive, për çka nuk ka dhënë asnjë shenjë./Periskopi/





