Një 52-vjeçar vdes teksa punonte me dru në Deçan

Një 52-vjeçar vdes teksa punonte me dru në Deçan

Një 52-vjeçar ka humbur jetën dje tragjikisht në Deçan.

Siç ka njoftuar Policia 52-vjeçari ka vdekur derisa po punonte me dru në fshatin Hulaj të kësaj komune.

“Rreth orës 19:45 Policia ka marrë informata se një person ka vdekur derisa po punonte me dru në fshatin Hulaj. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar i QKMF-së në Deçan, ndërsa njëtitet policore janë duke e hetuar rastin”, tha zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Shpërndaje në: