Një ditë pas diskutimeve për qeverinë e re, presidenti çek dërgohet me urgjencë në kujdes intensiv

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman është dërguar me urgjencë në spital për shkak të shqetësimeve shëndetësore, vetëm një ditë pas fjalimit të tij për formimin e qeverisë së re.

Zeman po mbahet në kujdes intensiv në Spitalin Ushtarak në Pragës, tha në një deklaratë për media doktori i tij Miroslav Zavoral.

“Arsyeja e komplikimeve të Zeman, janë sëmundjet për të cilat ai është duke u kuruar”, tha ai duke shtuar se nuk mund të flasë për diagnozën.

Shtrimi i presidentit 77-vjeçar në spital vjen në një moment kritik për formimin e qeverisë së re në vend.

Ai u dërgua në spital pas bisedimeve me kryeministrin Andrej Babiš, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, ku partia e këtij të fundit humbi ndjeshëm mbështetjen e votuesve.

Shpërndaje në: