“Një lojtar si Messi lind çdo 50 ose 100 vjet”

“Një lojtar si Messi lind çdo 50 ose 100 vjet”

Marco van Basten krahasoi Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon. Sipas tij, argjentinasi është shumë më i mirë.

Debati se cili nga dy yjet e mëdhenj është më i mirë ka disa vite që vazhdon. Van Basten ka një mendim shumë të fortë për këtë çështje.

“Ronaldo është një lojtar i madh, por ata që thonë se ai është më i mirë se Messi nuk dinë asgjë për futbollin ose e thonë me keqbesim”, tha Van Basten.

“Messi është i vetmi. E pamundur të ndiqet, e pamundur të përsëritet. Një futbollist i tillë shfaqet çdo 50 apo 100 vjet”, përfundoi holandezi.

Shpërndaje në: