Një natë në Mars, fëmijët kaluan natën duke studiuar hapësirën

Rreth pesëdhjetë djemë dhe vajza të moshës nga 10 deri në 14 vjeç, natën e kaluar, e kaluan në Qendrën për Shkencë dhe Teknologji në Bursa, ku shikuan yjet, vozitën biçikletën hapësinore dhe u ”shëtitën” nëpër Mars, raporton Anadolu Agency (AA).
Fëmijët vizituan ekspozitën “Vëzhgimi i Marsit”, e cila më parë ishte prezantuar para publikut kanadez, dhe tani është pjesë e projektit “Një natë në Mars”.
Fëmijët u njohën me astronautin sirian Mohammed Faris, i cili u tregonte për sekretet e universit dhe më pas vozitën biçikletën hapësinore dhe “shëtitën” në Mars.
Në orët e mëvonshme fëmijët panë kupën qiellore, si dhe iu prezantuan përmbajtje të ndryshme multimediale të Mars-it. Fëmijët patën mundësi të bëjnë pyetje dhe të mësojnë shumë, jo vetëm për këtë planet, por në përgjithësi rreth universit.
Faris u tha gazetarëve se ky projekt është shumë i rëndësishëm dhe se në të ardhmen shpesh do të shkohet në Mars.
“Brezin e këtyre fëmijëve mund ta quajmë ‘Gjenerata e Marsit’. Ata do të shohin këtë hapësirë. Në këtë moshë ka shumë gjëra që duhet të mësojnë. Kjo është një mundësi e madhe për fëmijët”, tha Faris, duke shtuar se këta fëmijë janë shumë të lumtur se të kanë një qendër të tillë.
Nënkryetari i Komunës së Bursës, Abulkadir Karlik tha se ky projekt është i organizuar në mënyrë që fëmijët e kësaj moshe ta duan shkencën dhe të bëhen shkencëtarë në të ardhmen.