Një vit nga ndeshja historike me Anglinë: Ja si e rikujtoi sot Federata angleze

Një vit nga ndeshja historike me Anglinë: Ja si e rikujtoi sot Federata angleze

Kosova ishte nikoqire e Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese për Kampionatin Evropian, ‘Euro 2020’, të cilën e humbi me rezultat 0-4, shkruan Periskopi.

Dardanët i kishin humbur gjasat për kualifikim përmes kësaj rruge, ndërkohë që Tre Luanët e kishin siguruar pjesëmarrjen në turneun e madh evropian të vitit të ardhshëm, porse arritën të triumfojnë bindshëm.

Kjo përballje do të mbahet mend gjatë në analet e historisë së futbollit shqiptar, megjithatë, kjo ndeshje iu ka lënë mbresë të madhe edhe anglezëve, kjo falë mikëpritjes që ia bënë populli i Kosovës ‘Tre Luanëve’.

Sot, në një vjetorin e kësaj ndeshjeje, faqja zyrtare e Federatës së Anglisë në rrjetin social, Tëitter, ka kujtuar ndeshjen ndaj Kosovë, ku shkruan: ‘Federata e Anglisë kujton respektin’.

Shihni postimin më poshtë. /Periskopi

Shpërndaje në: