Një zyrtar nga kabineti i Veliut del pozitiv me Covid-19

Një zyrtar nga kabineti i Veliut del pozitiv me Covid-19

Një zyrtar nga kabineti i ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton me këtë rast se ka ndërmarrë të gjitha masat në përputhje me udhëzimet e IKSHP-së, duke testuar të gjithë stafin e kabinetit, si dhe të gjithë stafin civil të MPB-së të cilët kanë pasur kontakt me zyrtarin në fjalë.

MPB thekson se pas marrjes së rezultateve të këtyre testeve do të veprojë në përputhje me të gjitha udhëzimet e IKSHP-së, që të parandalohet përhapja e virusit edhe tek zyrtarët tjerë të MPB-së.

“Gjithashtu ju njoftojmë se zyrtarët e MPB-së të cilët kanë pasur kontakt me zyrtarin në fjalë janë vet izoluar, si dhe dezinfektimi i objektit qendrorë të MPB-së është duke u bërë në baza ditore”.

Kjo ministri iu bënë thirrje zyrtarëve të MPB-së, të dikastereve tjera qeveritare dhe jo-qeveritare, si dhe tërë qytetarëve të Kosovës që të respektojnë të gjitha rregullat dhe të mbajnë distancën në mënyrë që të ruajmë shëndetin publik.

Shpërndaje në: