Njëri prej portierëve më të dobët në histori? Pamjet e Kepas në stërvitje janë thjesht horror

Njëri prej portierëve më të dobët në histori? Pamjet e Kepas në stërvitje janë thjesht horror

Chelsea, me shumë gjasë, do ta ketë në bankën rezervë portierin më të shtrenjtë në botë për ndeshjen finale të FA Cup, kundër Arsenalit, sot pasdite,.

Ka qenë një sezon aspak impresiv për Kepa Arrizabalagan, i cili i kushtoi klubit plot 80 milionë euro në vitin 2018, transmeton Periskopi.

Spanjolli ka bërë 33 paraqitje në Premier League këtë sezon, teksa ka pranuar plot 47 gola. Përqindja e pritjeve nga ai është vetëm 55.4%, gjë që e vendosë atë në vendin e 127-të nga 132 portierët e top pesë ligave evropiane.

Në fakt, sipas “ThumbsUpFlag” në Twtter, përqindja e pritjeve të Kepas është më e keqja nga 730 portierët që kanë luajtur 10 apo më shumë ndeshje në histori të Premier Leagues.

p1eel3g8mk1fdmd451to81e5t41mb.jpg

Nëse kjo nuk ju duket keq sa duhet, ai ka pranuar 8% të të gjitha golave të shënuar kundër Chelseat në histori të Premier Leagues. Ndërkohë, nga 47 golat sa ka pranuar ai këtë sezon, për 30% prej tyre, ai nuk ka lëvizur fare.

Kjo është thjesht e tmerrshme, apo jo?

Pasi pranoi pesë gola kundër Liverpoolit në ndeshjen e parafundit këtë sezon të Chelseat në Premier League, ai u la rezervist për ndeshjen kundër ëolves, me ëilly Caballeron që e zëvendësoi atë.

Dhe pikërisht kjo pritet të ndodhë edhe në finalen e “ëembleyt”.

Të paktën kështu do të jetë nëse Frank Lampard e ka shikuar nga afër Kepan në stërvitje.

Kjo pasi paraqitja e tij la shumë për t’u dëshiruar.

Një klip ku shihet Christian Pulisic duke goditur në drejtim të Kepas po shkon viral, teksa amerikani shënoi pesë gola rresht, dhe Kepa as që ishte afër ta priste ndonjërën prej goditjeve.

Shikoni reagimin e Ruben Loftus-Cheek më poshtë kur Kepa pranon një gol gjatë stërvitjeve.

Nëse edhe kjo nuk mjafton, ju sjellim pamje të tjera ku Kepa as që bezdiset të zhagitet për të pritur ndonjë top, ndërkohë Caballero pret në mënyrë brilante një goditje që shkon drejt tij. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: