Njeriu i Kurtit ofendon Haradinajn: Imiton lopën

Njeriu i Kurtit ofendon Haradinajn: Imiton lopën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dje ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, të cilin e ka akuzuar se me vendimet e tij po e rrezikon seriozisht shtetin e Kosovës.

Haradinaj kishte shkruar se kryeministri duhet ta rishkojë pozicionin e tij.

“Nuk je as i pari as i fundit, që e humb rrugën diku. Është nder e njerëzi me ditë kur me u tërheq. Prandaj po ju drejtohem që ta rishikoni pozicionin tuaj. Është fisnike me ditë kur me u tërheq. Me qeverisjen tuaj, jeni duke e rrezikuar seriozisht këtë vend! Ka diçka më të vlefshme se sa karriga e kryeministrit”, ka shkruar Haradinaj.

Atij i është kundërpërgjigjur Elvis Hoxha i afërt me LVV-në i cili ka kaluar edhe në ofendime.

Hoxha i ka kërkuar kreut të AAK-së të hesht, pasi kështu fiton më shumë vota.

“Ramush, nuk ka nevojë të hartosh fraza që shpejt të kthehen në fore kundër teje.

Ramush, kur është për më fol diçka, je fut në zanat t’huaj. Si të ta them… më mirë hesht. Fiton më shumë vota kur hesht sesa kur këndon apo imiton lopën”, ka shkruar Hoxha në një postim në Facebook.

Shpërndaje në: