Njeriu që merr 7.500 euro rrogë nga Qeveria Kurti, dikur: Politika në Kosovë deri me paraqitjen e VV-së, ka qenë ‘family business’

Njeriu që merr 7.500 euro rrogë nga Qeveria Kurti, dikur: Politika në Kosovë deri me paraqitjen e VV-së, ka qenë ‘family business’

Për artistin Gani Jakupi, i cili siç raporton Periskopi në një shkrim ekskluziv, prej qershorit 2023, paguhet 7 mijë e 500 euro në muaj si këshilltar i Ambasadës së Kosovës në Bruksel, politika në Kosovë para paraqitjes së Vetëvendosjes, ka qenë një ‘biznes familjar’.

EKSKLUZIVE: Donika Gërvalla dhe ambasadori Agron Bajrami angazhojnë këshilltar me rrogë 7.500 euro në muaj

Në një intervistë të para tri vitesh, në emisionin Desku të KTV-së, të cilin për një kohë e ka udhëhequr Agron Bajrami, tani ambasador i Kosovës në Bruksel, artisti Jakupi pati deklaruar kështu, pwrcjell Periskopi:

Në Kosovën nuk jam i interesuar për një arsye të thjeshtë. Deri me paraqitjen e VV-së ka qenë gjithmonë si ‘family business’.

Politika ka qenë si ‘family business’.

Janë marrë vesh ndërmjet vete qysh po i ndajmë gjërat, cila mu e cila ty, kush më shumë e kush më pak. Nuk po bëj propagandë për VV-në. Por besoj është shumë e shëndetshme jo vetëm për Kosovën, por edhe për LDK-në apo çfarë do të mbes nga ajo, apo për PDK-në që të shndërrohet në një parti të vertetë politike, pasi kuadro ka”.

Shpërndaje në: