Njihuni me 73-vjeçarin që theu rekordin Guinness për këtë arsyeje (VIDEO)

Njihuni me 73-vjeçarin që theu rekordin Guinness për këtë arsyeje (VIDEO)

Mosha është thjesht një numër. Shembull konkret është Itzhak Hayk, i cili po i afrohet 74 viteve dhe sot hyri në librin Guinness duke u bërë lojtari më i vjetër që luan një ndeshje zyrtare futbolli.

Hayk, i lindur në Irak, por i rritur në Izrael pas shpërnguljes në vitin 1950, po vazhdon të luajë fort në nivelin e pestë të futbollit izraelit dhe ishte në mes të 11 lojtarëve të parë kundër Ramatit Izrael – me një gjyqtar zyrtar të Guinness Record që mori pjesë për rastin historik.

Në vend që të luajë Bingo ose të ankohet për dhimbjet e pleqërisë, ai sapo e kaloi legjendarin Kazu Miura si lojtari më i vjetër për të luajtur në një ndeshje zyrtare, përcjell Periskopi.

‘Mbreti Kazu’, tani 52 vjeç, është në sezonin e tij të 34 si futbollist profesionist. Ai e filloi karrierën e tij gjatë vitit 1986, derisa nënshkroi kontratë të re me Yokohama FC në Japoni. /Periskopi/

Shpërndaje në: