Njihuni me planin konkret të Përparim Ramës për sektorin e arsimit në Prishtinë

Njihuni me planin konkret të Përparim Ramës për sektorin e arsimit në Prishtinë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka hartuar edhe planin konkret se cilat do të jenë prioritetet e tij për mandatin e parë në sektorin e arsimit në kryeqytet.

“Përparimi i arsimit”, parasheh investime në sektorin e arsimit, me Përparim Ramën kryetar të Prishtinës.

Investime në shkolla të reja, krijimi i Task Forcës për të fuqizuar ndërlidhmërinë e arsimit në Prishtinë me nevojat e tregut të punës, ndërtim i objekteve të parashkollorëve në të gjitha lagjet që ato mungojnë, mbështetje për shkollat e mesme profesionale që ka për qëllim aftësimin e nxënësve për prodhim, janë vetëm disa pikat e programit të Përparim Ramës për katër vitet e ardhshme në Prishtinë.

Për ta lexuar programin e plotë për arsim dhe sektorët tjerë, klikoni në linkun e mëposhtëm:

prforpr.com

Shpërndaje në: