Nora gjithnjë e më afër medaljes, kalon në gjysmëfinale
Nora Gjakova është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Prixit të Gjeorgjisë
Xhudistja kosovare e ka mposhtur në çerek-finale Eteri Liperteliani në kategorinë deri në 57 kilogramë, shkruan Periskopi.
Gjakova në rrethin e parë kishte kaluar pa luftë, derisa në të dytin e kishte mposhtur turken, Seyma Ozerler.
Kujtojmë që përveç Norës në këtë Grand Prix do të lufon për medalje edhe Loriana Kuka, por ajo ndeshjet do t’i ketë të dielën. /Periskopi/




