Nuhiji pas fitores së Dritës në Maqedoni: Jam i lumtur, fitorja i dedikohet ‘Intelektualëve’

Periskopi.com Sporti

Ardijan Nuhiji ka folur pas fitores së Dritës kundër Sileks.

Drita ka bërë historinë në futbollin kosovar duke u bërë skuadra e parë nga Superliga e Kosovës që prek raundin e tretë të kualifikueseve në Ligën e Evropës.

Pas ndeshjes, disa fjalë ka folur trajneri i Dritës, Ardijan Nuhiji, duke u shprehur shumë i lumtur.

“Jam shumë i lumtur për fitoren. Normalisht që kisha njohuri për ekipin, por lojtarët ishin ata që kryen punën”, ka thënë Nuhiji.

“Në pjesën e parë nuk arritëm të dalim në lojën tonë, ndërsa në pjesën e dytë lojtarët morën veten dhe arritëm rezultatin që deshëm”, shtoi trajneri.

“Përgëzoj lojtarët për angazhimin dhe këtë fitore ua dedikojmë tifozëve tanë, ‘Intelektualëve”, ishin fjalët e Nuhijit.

Drita në raundin e ardhshëm përballet me skuadrën e Legias së Varshavëz, në Poloni. 

Shpërndaje në: