Nuk është Messi por Hummels – për pak të shënonte gol spektakolar solo sonte

Nuk është Messi por Hummels –  për pak të shënonte gol spektakolar solo sonte

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Mats Hummels ishte shumë afër të shënonte një prej golave më të bukur të sezonit solo, në finalen e Kupës së Gjermanisë, kundër RB Leipzigut.

Bayerni kompletoi dupletën në futbollin gjerman sonte, pasi mposhti me lehtësi, 3-0, Leipzigun në finalen e Kupës gjermane, shkruan Periskopi.

Dy gola nga Robert Lewandowski dhe një tjetër nga Kinglsey Coman vulosën fatin e takimit.

Mirëpo, listës së realizatorëve ishte shumë afër t’i shtohej edhe një emër në minutën e 62-të të ndeshjes, derisa rezultati ishte 1-0.

Është fjala për Hummelsin, i cili pasi mori topin në mbrojtje, filloi një vrapim të jashtëzakonshëm dhe, pas dy driblimeve të suksesshme, iu afrua portës për të lansuar një goditje të fuqishme nga distanca.

Fatkeqëisht për të, gjuajtja u prit nga portieri kundërshtar, por çfarë supergoli do të ishte sikur të përfundonte në rrjetë…

Shikoni videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

Hummels with a great run and dribbles from r/soccer

Shpërndaje në: