“Nuk ishte tërmet u rrëzua Fifi”, reagon këngëtarja: Po si mua sa njerëz të tjerë bullizohen në ditë?

“Nuk ishte tërmet u rrëzua Fifi”, reagon këngëtarja: Po si mua sa njerëz të tjerë bullizohen në ditë?

Tërmeti me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter që goditi mbrëmë Greqinë është ndjerë edhe në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni të Veriut.

Në rrjetet sociale menjëherë filluan postimet e ndryshme e pati prej tyre që e kthyen edhe në shaka një gjë të tillë, shkruan lajmi.net.

Në një postim që ka qarkulluar në rrjetet sociale thuhet ‘Nuk ishte tërmet u rrëzua Fifi’.

Këtë postim Fifi nuk e ka pranuar si shaka, ajo madje e ka cilësuar edhe si bullizëm ndaj të cilit ka replikuar me anë të një storie në instagram.

Postimi i plotë i Fifit (pa ndërhyrje):

“Dhe ja pra miq të dashur…kemi edhe kështu lloj njerëzish akoma.. ja pra miq të dashur 27 vjet unë i kam kaluar me njerëz të tillë nëpër këmbë..po si puna ime, sa janë?

Pastaj mund edhe të thoni që Fifi ka probleme?

Ka Fifi apo njerëzit me Fifin?

Po si mua sa njerëz të tjerë bullizohen në ditë?

Si puna ime sa femra të tjera përqeshen e nëpërkëmben?

Sa njerëz të tjerë plasin e mundet edhe t’i bëjnë dëm vetes?

Marre..Marre..Marre!

Ndërkohë ty edhe shumë të tjerëve ua kam lënë Zotin o njerëz pa njerëzi”.

Ndryshe, Fifi ka qenë banorja më e komentuar e formatit Big Brother Vip e cila shihej edhe si finaliste, por sherri me Balinën e penalizoi me largim nga shtëpia.

Shpërndaje në: