Nuk ka fitues në ‘Etihad Stadium’, Manchester City ndanë pikët me Liverpoolin

Nuk ka fitues në ‘Etihad Stadium’, Manchester City ndanë pikët me Liverpoolin

Ka përfunduar derbi në kuadër të xhiros së tetë të Premier Ligës angleze, midis skuadrës së Manchester Cityt dhe kampionit aktual të kësaj lige, Liverpoolit, shkruan Periskopi.

Ishin mysafirët të parët ata që përmes golit të egjiptiasit, Mo Salah kaluan në avantazh qysh në minutën e 12’të të takimit.

Nuk vonoi shumë dhe goli i Liverpoolit prvokoi reaksionin e skuadrës venadase, të cilët qysh në minutën e 31’të, saktësisht 19 minuta pas diavantazhit, realizuan golin e barazimit.

Autor i golit për qytetarët ishte sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus.

Pep Guardiolës i mungoi sulmuesi kryesor Aguero dhe Fernandinho, kurse Klopp nuk llogariti në shërbimet e Thiagos, Fabinho dhe Van Dijk. /Periskopi

Shpërndaje në: