Nuk këndellet Interi, vetëm një pikë ndaj Atalantës
Interi i Antonio Contes vazhdon të zhgënjej me rezultatet e ndeshjeve të fundit në Serie-A dhe nuk ka arritur më shume se një barazim ndaj Atalantës.
Në një ndeshje e cila nuk ishte aspak e bukur për syrin e njeriut, ishte Interi skuadra e cila kaloi e para në epërsi me golin e realizuar nga sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez në minutën e 58’ të ndeshjes pas asistimit të Ashley Young.
Mirëpo, Atalanta nuk u dorëzuar dhe ia doli ta barazojë rezultatin në 1-1 me golin e realizuar nga Miranchuk në minutën e 79’ të takimit.
Pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara në Serie-A, Interi ka 12 pikë ne vendin e gjashtë, kurse Atalanta gjinden në vendin e pestë me 13 pikë të tubuara.



