Nuk mjafton bomba e Zenelit, Kosova ndan pikët me Bullgarinë (VIDEO)

Nuk mjafton bomba e Zenelit, Kosova ndan pikët me Bullgarinë (VIDEO)

Ndeshja e parë e kualifikimeve për Euro 2020 ka përfunduar me barazim 1-1 mes Kosovës dhe Bullgarisë.

Kosova arrin që në 12 ndeshje të fundit të jetë e pamposhtur, me tetë fitore dhe katër barazime.

Djemtë e Bernard Challandes e nisën mjaft mirë takimin, kur Milot Rashica e huqi mundësinë përballë portierit Mihayilov.

Në vazhdim edhe Bersant Celina me disa driblime të bukur arriti të bënte një goditje, por portieri mysafir ishte në super formë dhe ndali goditjen e tij.

Në momentin më të mirë të Kosovës, Bullgaria gjeti golin pas ekzekutimit të një korneri, kur Bozhikov (39′) realizoi për 1-0.

Deri në fundin e pjesës së parë, Milot Rashica dhe Mërgim Vojvoda shpërdoruan raste të qind për qindta.

Fraksioni i dytë filloi mjaft mirë për tanët, kur Arbër Zeneli (61′) me një super goditje arriti të baraspeshonte gjithçka.

Kosova vazhdoi ta kërkonte golin e fitore, por ishte e pamundur në mbrojtjen e ngjeshur mysafire.

Milot Rashica dhe Edon Zhegrova gjithashtu kishin mundësi të mira krejt në fundin e ndeshjes, por takimi u mbyll 1-1.

Kosova është në vendin e tretë me një pikë, ndërsa Bullgaria një pozitë më lartë me dy pikë dhe një ndeshje më shumë.

Ndeshja e ardhshme e ‘Dardanëve’ është ajo ndaj Malit të Zi, e cila luhet më 7 qershor. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: