Nuk përmbahet Klopp, nuk i pëlqeu analiza e bërë nga ish-futbollisti i Manchester United: A e dëgjova mirë?

Nuk përmbahet Klopp, nuk i pëlqeu analiza e bërë nga ish-futbollisti i Manchester United: A e dëgjova mirë?

Trajnerit të Liverpool, Jurgen Klopp nuk do t’i pëlqente analiza e bërë nga Roy Keane pas fitores 3-1 ndaj Arsenal. Ish-lojtari i Manchester United tha për “Sky Sports” se Liverpool luajti një lojë të ngathët.

“A e dëgjova mirë zotin Keane kur tha se bëmë një paraqitje të ngathët? A e tha me të vërtetë këtë? Pyeti Klopp. Unë mendoj se Arsenal fali një ose dy shanse, që do ta zhgënjenin Klopp,nëse i finalizonin me sukses”,këmbnguli Roy Keane.

Trajneri gjerman u kundërpërgjigj menjëherë. “Ju thatë që ishim të pakujdeshshëm? Unë dua t’ju dëgjoj qartë. Nuk jam i sigurt që ju kam dëgjuar saktë dhe ndoshta po flisnit për një ndeshje tjetër. Ju nuk mund t’i referoheni kësaj. Më vjen keq,por për mua më duket një përshkrim i pabesueshëm”. Përfundoi Klopp

Shpërndaje në: