Nuk po i bën çare aksidenteve, Policia e Kosovës iu lutet qytetarëve: Mendon se ata udhëtojnë veç në një drejtim

Nuk po i bën çare aksidenteve, Policia e Kosovës iu lutet qytetarëve: Mendon se ata udhëtojnë veç në një drejtim

Numri i aksidenteve rrugore rritet gjatë muajve të verës, ndoshta shkaku edhe i ardhjes së shumë mërgimtarëve nga vendet e ndryshme të botës.

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një varg aksionesh të ndryshme përgjatë këtyre muajve, por megjithatë numri i të plagosurve dhe i aksidenteve me fatalitet nuk po ulet, shkruan Periskopi.

Tashmë, PK-ja ka vendosur duket që ta intensifikojë një fushatë vetëdijësuese në formë klasike, përmes SMS-ve që iu dërgojnë qytetarëve. Këta të fundit kanë raportuar te Periskopi se edhe pse nuk janë vozitës, po marrin SMS të tillë nga qytetarët e vendit, që tregon se seleksionimi i numrave mund të jetë bërë gabim.

Policia apelon qytetarët që të respektojnë kufizimin e shpejtësisë, të përqendrohen në ngasje e jo në telefon, kërkon vënien e rripit të sigurisë dhe iu thotë që “familja ju pret!”

Megjithëse policia kërkon respektimin e rregullave të komunikacionin, ajo nuk ka respektuar në këtë rast ato të pikësimit. Siç mund ta vëreni, ajo nuk ka vënë hapësirën e nevojshme pas pikë-çuditëseve, pikave e presjeve.

Për më tepër, nuk dihet nëse statistikat e Policisë tregojnë që aksidentet ndodhin vetëm në rastet kur të aksidentuarit marrin rrugë drejt familjes.

Siç mund ta dimë, jo të gjitha udhëtimet e qytetarëve e kanë për destinacion familjen.

Shpërndaje në: