Nura konfirmon vdekjen e puntorit në Skenderaj, anulohet koncerti për Diasporën

Nura konfirmon vdekjen e puntorit në Skenderaj, anulohet koncerti për Diasporën

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot ku një punëtor i ndërtimtarisë, vdekur në vendin e punës në qytetin e Skenderajt.

Lajmin e vdekjes së tij e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Fadil Nura.

Nura ka vendosur që programi i sotëm i festivalit ”Mërgata Fest” të anulohet, si shenjë respekti për familjen e të ndjerit.

”Duke besuar në mirëkuptim e secilit përballë këtij rasti të dhimbshëm, i shprehi ngushëllimet më të thella familjes Veliu, shokëve dhe dashamirëve!” ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Ndryshe, tre punëtorë të sektorit të ndërtimtarisë kanë vdekur brenda ditës së 21 korrikut në Kosovë.

Dy kanë vdekur në një vendpunishtë në Gjakovë, ku kanë rënë nga lartësia e një objekti që ka qenë në ndërtim e sipër, e një tjetër në Istog, i cili kishte rënë nga kati i tretë i një objekti para një muaji. Reporteri.net ju sjell detaje rreth këtyre rasteve tragjike./Periskopi/

Ditë e kobshme, tre punëtorë ndërtimtarie vdesin brenda pak orësh – ranë nga objektet ku po punonin

Shpërndaje në: