Nxehtë e reshje shiu, ky është parashikimi i motit për katër ditët e ardhshme

Nxehtë e reshje shiu, ky është parashikimi i motit për katër ditët e ardhshme

Nxehtë deri në fundjavë. Fundjava sjell përkeqësim të motit me shtrëngata shiu dhe rënie të temperaturës ditën e diel.

Ditën e shtunë do të ketë më shumë gjasa për zhvillime të shtrëngatave me shi, që mund të jenë edhe më të shtrira mbi vend.

Dita e diel më pas sjell mot më të freskët, me të reshura shiu, që do të jenë më intenzive orëve të mëngjesit. Kushte për reshje lokale shiu e bubullima priten edhe ditën e hënë.

27.05 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite vende-vende priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.
28.05 – Nxehtë e me vransira. Nga mesdita priten kushte për zhvillime të shtrëngatave me shi, që vende-vende mund të jenë më intenzive dhe me breshër.
29.05 – Më freskët, kryesisht me vransira, në mëngjes me reshje më të dendura shiu dhe bubullima.
30.05 – Pjesërisht vranët, me kushte për reshje lokale shiu dhe bubullima.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 12C e 14C, ndërsa maksimalet nga 30C zbresin edhe në 19C e 20C ditën e diel.
Era ndryshon drejtimin në verilindje gjatë fundjavës që frynë e lehtë dhe mesatare 4-9m/s.
Shtypja atmosferike fillimisht në rritje, e më pas me tendencë të rënies.

Shpërndaje në: