Odion Ighalo mbrëmë nga ‘Parc des Princes’: Jam i turpëruar, nuk mund të vazhdoj më kështu

Odion Ighalo mbrëmë nga ‘Parc des Princes’: Jam i turpëruar, nuk mund të vazhdoj më kështu

Ylli i Manchester Unitedit, Odion Ighalo ka kërkuar nga qeveritë e botës që të ndërhyjnë në Nigeri dhe të parandalojnë atë që është duke ndodhur atje.

Vendi më i populluar në Afrikë është kapluar nga dhuna së fundmi, derisa njerëzit po protestojnë kundër brutalitetit të policisë, teksa janë regjistruar shumë të vdekur në të shtëna dhe fërkime, transmeton Periskopi.

Kryqyteti i vendit, Lagos – 20 milionë banorë – pritet të izolohet për 24 orë totalisht.

Dhe pas fitores 2-1 të Manchester Unitedit në Champions League kundër PSG-së, Ighalo ka kërkuar nga bota që të ndërhyjë në Nigeri.

”Jam i trishtë dhe nuk e di nga të filloj,” thotë Igahlo në videomesazhin nga ”Parc des Princes”.

”Nuk jam njeri që flas për politikë, por nuk mund të hesht më për atë që po ndodhë në Nigeri.

”Qeveria është turpi i botës – që po i vritni qytetarët tuaj, që po dërgoni ushtrinë në rrugë për të vrarë protestues të paarmatosur sepse ata po protestojnë për të drejtat e tyre.

”Sot ju do të mbaheni mend nga historia si qeveria e parë që dërgon ushtrinë në rrugë për të vrarë qytetarët e vetë.

”Jam i turpëruar nga kjo qeveri. Jam i lodhur nga ju djema. Nuk mund të duroj më.

”Kërkoj nga qeveria e Britanisë dhe gjithë liderët e botës, ju lutem shikoni cka po ndodhë në Nigeri dhe na ndihmoni – ndihmoni qytetarët e shkretë.

”Qeveria po i vret qytetarët e vetë. Kërkojmë nga Kombet e Bashkuara që ta shikojnë këtë.”

Shpërndaje në: