Operacion antidrogë në Berat, kapet 27-vjeçari me 1.5 kg kokainë
Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kokainë dhe kanabis është sekuestruar nga policia e Beratit gjatë operacionit antidrogë të koduar “Alfa”.
Në fund të operacionit u sekuestruan 1 kilogramë e 530 gramë kokainë, 7.5 kilogramë cannabis, peshore elektronike, municion luftarak, elektroshok dhe aparat celular.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, raporton A2CNN.



