Organizata studentore “Studim, Kritikë, Veprim”, përshëndet vendimin e Gjykatës për të dënuarit e sotëm

Organizata studentore “Studim, Kritikë, Veprim”, përshëndet vendimin e Gjykatës për të dënuarit e sotëm

Organizata studentore “Studim, Kritikë, Veprim”, sot përmes demonstrimit të një aksionit simbolik ka kërkuar nga instancat e larta gjyqësore “Hetim për të gjithë pushtetarët kriminal të mveshur nën petkun e pedagogut”.

Ata përballë rektoratit kanë shkruar se në krye të piramidës së krimit është pushtetit dhe në fund të saj janë asistentët e Universitetit të Prishtinës.

Për më tepër, në reagimin e tyre lexohet se “Në fund të këtij viti akademik ndodhi mbase ngjarja më e rëndësishme e vitit në Universitetin e Prishtinës.
Sot drejtësia e munguar sikur u kthye për të na e kujtuar që ajo duhet të jetë përherë e pranishme në çdo institucion e gjithësesi në UP. Përmes mediave sot kuptuam që gjykata themelore e Prishtinës paska vendosur se Arjan Janova- ish asistent i Bujar Dugollit, dhe Esat Belaj, ish asistent i Ragip Shabanit, emra shumë të përmendur e të denoncuar edhe nga SKV, do të vuajn dënimin me burg e gjobë për akuzat që kishin në marrje ryshfet të studentëve të cilëve u bënin favore të ndryshme si regjistrim në fakultete e poashtu dhënje të provimeve.

Të dy të apostrofuarit ish-antarë të parlamentit studentor nga organizata REFORMA, ndikimin e të cilit e ushtruan për tu rahatuar më pas edhe si asistentë në UP, janë dy nga 9 të tjerë të dënuar.

Ky vendim i drejtësisë për këta persona është shumë i mirseardhur por tejet i pamjaftueshëm.
Grupi i cili mori dënimin e merituar nuk ishte i vetëm në krimin e organizuar që funksionon tash e 17 vite në UP.
Për fatkeqsinë e Universitetit këta persona mbase janë hallka e fundit e klanit kriminal të UP-së.

Të gjitha veprat për të cilat u dënuan ky grup, nuk kanë mundur të realizohen pa përfshirjen e një rrjeti të madh në administratën e këtij institucioni. Notat nuk mund te bliheshin pa marrveshje me profesorët, nga të cilët asnjë nuk është i dënuar. Studentë nuk do të mund të regjistroheshin pa bashkpunim me rektorë, prorektorë, e dekan fakultetesh.Në UP është një administratë e ngarkuar me njerëz të korruptuar, në secilin fakultet, në secilin drejtim pa dallim.
Kjo ngjarje e sotme nuk na entuziazmon shumë, por është rast për të shërbyer si precedent për nisje të hetimeve, inspektimeve dhe auditimeve për të vënë drejtësi në Universitet.

Ne urojmë që Esatit e Arjanit t’i bashkohen shumë shpejtë bashkpuntorët tjerë të tyre, të cilët kësaj radhe i kanë shpëtuar drejtësisë. Dënimi i këtyre ka kuptim vecse nëse hetohen shefat e tyre me jaka të bardha që kanë uzurpuar dekanate në zyre të UP-së. Këta nuk janë shkaktarët e vetëm të krimit të organizuar, madje këta janë pasojë e një sistemi të gjërë të korruptuar që drejtohet nga shefat e tyre byrokrat, të ashtuquajtur profesorë e dekanë.

Të githë këta të dënuar nuk duhet të ndihen të tradhtuar nga ata me të cilët punuan aq keq e aq gjatë, të cilët janë shumë më shumë se këta dhe duhet të ndiqen për vepra shumë më të rënda edhe se këto.

Drejtësia është e tillë vetëm atëher kur ajo është e plotë.

SKV me plot gatishmëri do të kontribuoj në vënjen e drejtësisë në UP e cila është kusht për çlirimin e Universitetit”./Periskopi/

Shpërndaje në: