Orgjia me prostituta i kushton rëndë – Southgate kurrë më nuk do ta ftojë Walkerin

Orgjia me prostituta i kushton rëndë – Southgate kurrë më nuk do ta ftojë Walkerin

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Kyle Walker kishte paguar një eskortë me femra dhe organizoi pak ditë më parë një ‘party’ në shtëpinë e tij duke thyer kështu rregullat e karantinës.

Kjo gjë do t’i kushtojë rëndë futbollistit 29-vjeçar, i cili sipas “Daily Star”, nuk do të grumbullohet në Kombëtaren e Anglisë, deri sa Southgate të jetë trajner i “Tre Luanëve”.

Gabimi i rëndë i futbollistit të Cityt, nuk mund të kapërdihet dot nga trajneri i Anglisë, i cili duket se e ka vulosur lënien jashtë të mbrojtësit.

Ndërkohë nga ana tjetër, Manchester City ka hapur një hetim të brendshëm për lojtarin, me një gjobë e cila pritet të kalojë shumën e 250 mijë funteve.

Shpërndaje në: