OSCE raporton 56 të vdekur dhe shumë të lënduar në lindje të Ukrainës
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE) si dhe Monitoruesit e Misionit Special (SMM) i kanë evidentuar 56 civilë të vdekur në lindje të Ukrainës këtë vit.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE) ka thënë se në bazë të raporteve që u janë sjellë nga tereni nga Monitoruesit e Misionit Specialë janë evidentuar 56 civilë të vdekur në lindje të Ukrainës këtë vit, transmeton Periskopi.
Shefi i Monitoruesve Specialë të OSCE-së, Alexander Hug, pas një vizite që kishte pasur në Luhansk, bëri të ditur se në total janë 311 civilë si viktima të dhunës, ndërsa rreth 255 të tjerë janë të lënduar./Periskopi/





