Osmani do t’i ftojë partitë për konsultime brenda afatit kushtetues

Osmani do t’i ftojë partitë për konsultime brenda afatit kushtetues

Presidentja Vjosa Osmani do të ftojë partitë politike për konsultime brenda afatit kushtetues dhe në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes.

“Presidentja Osmani do t’i ftoj partitë politike për konsultime gjithsesi brenda afatit kushtetues dhe në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese”, tha Kupina.

Kurse, Kuvendi i Kosovës nuk e ka zgjedhur Qeverinë e re.

Propozimi për Kurti 3 mori vetëm 56 vota pro. Katër abstenuan.

 

Dështon Kurti 3

Shpërndaje në: