Osmani në Berlin: E ardhmja e Kosovës është e rrënjosur në demokraci

Osmani në Berlin: E ardhmja e Kosovës është e rrënjosur në demokraci

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar se e ardhmja e Kosovës është e rrënjosur në demokraci.

Në një forum të organizuar nga Aspen Institute në Berlin, ajo ka vlerësuar se kjo e ardhme është e ndërtuar me miq dhe udhëhequr nga vlerat euroatlantike.

Në profilin e saj në “Facebook”, Osmani ka shkruar se ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

“E ardhmja e Kosovës është e rrënjosur në demokraci, e ndërtuar me miq, dhe e udhëhequr nga vlerat euroatlantike. Në Aspen Institute në Berlin, fola për Kosovën tonë si një shtet që, në vetë thelbin e ndërtimit të së ardhmes, ka përqafuar reformën dhe zbatimin e saj si rrugën e vetme drejt zhvillimit dhe konsolidimit demokratik. Por një gjë mbetet e palëkundur: e ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Kjo nuk është vetëm një aspiratë e paluhatur e jona, por një interes strategjik për të gjithë rajonin dhe për vetë aleancën euroatlantike”, ka shkruar ajo.

Shpërndaje në: