Osmani për shtrëngimin e duarve me Thaçin: Duhet të jemi bashkë për Kosovën (Video)

Osmani për shtrëngimin e duarve me Thaçin: Duhet të jemi bashkë për Kosovën (Video)

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka thënë se mori pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti Hashim Thaçi, pasiqë pritja ka qenë ‘ pritje e Presidentit të Republikës’.

Osmani ka thënë se ‘kanë dallime politike me Thaçin, por në politikën e jashtme duhet të flitet me një zë’

“Sa i përket unifikimit të qëndrimeve në politikën e jashtme, është obligim politik e edhe kushtetues, natyrisht që Kuvendi këtu ka një rol kyç.

Në këtë fazë që Kosova ka sfida të jashtëzakonshme në politikën e jashtme, jo vetëm dialogu me Serbinë por edhe fushatën ilegale të Serbisë për të tërhequr njohjet, kur kemi një fushatë të egër nga Serbia për të ndaluar anëtarësimin .Të flasim të gjithë me një zë në këtë temë, sic e ka përmendur edhe presidenti Trump në njërën nga letrat e tij, kështu që është e rëndësishme që të ketë unifikim sa më të madh në tema të tilla. Ta keni parasysh që ajo ka qenë agjendë shtetërore, asnjë nga ato organizime nuk kanë qenë private.  Dallimet tona me Presidentin kanë qenë për çështje të caktuara kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë, sidomos për cështjen e kufijve. Shpresoj që në këtë temë dhe në cdo temë të politikës së jashtme, t’i unifikojmë qëndrimet”, ka thënë Osmani./Periskopi/

https://www.facebook.com/periskopi/videos/189715745591545/

Shpërndaje në: