Osmani: Serbia nuk zbatoi dy të tretat e marrëveshjes së Brukselit

Osmani: Serbia nuk zbatoi dy të tretat e marrëveshjes së Brukselit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar dje në një bisedë telefonike me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borell, se Beogradi nuk ka zbatuar dy të tretat e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel.

Osmani ka biseduar me Borellin gjatë qëndrimit të saj në Turqi, ku ajo mori pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore.

“Ne kemi treguar gatishmëri për të marrë pjesë në dialog, por në një proces të përgatitur mirë, i cili do të rezultojë me një marrëveshje përfundimtare mbi njohjen reciproke dhe që do të respektojë sovranitetin dhe integritetin e Kosovës”, ka thënë Osmani.

Kujtojmë se së fundmi edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti është takuar në Bruksel me delegacionin serb, ku është takuar edhe me Aleksandër Vuçiq.

Shpërndaje në: